Kaos me tifozët para Tirana-Vllaznia, policia kërkohen kartat e identitetit

0

Tirana-Vllaznia ishte takimi më i rëndësishëm i kampionatit shqiptar. Një përballje që ka krijuar një situatë të pazakontë dhe kaos për tifozët e të dy skuadrave.

Kordonë të shumtë policorë kanë rrethuar stadiumin dhe nuk kanë lejuar hyrjen normale të tifozëve në impiant pa patur dokumente identifikimi.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, por edhe drejtues të klubit bardheblu, po përpiqen të negociojnë me delegatin e ndeshjes, për të mundësuar hyrjen e tifozëve, megjithatë duket e vështirë të tolerohet ky kusht, aq më tepër në një mbrëmje ku UEFA kërkon të testojë si zbatohen masat e organizimit të një takimi në “Air Albania”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu