“Kaos” në Kosovë me protestën e veteranëve të UÇK-së, një prej tyre përfundon në spital

0

Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar nga protesta në Urgjencën e QKUK-së. Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencë, Avdush Bajgora.

Ai ka thënë se i njëjti është pranuar në gjendje tronditje, por se s’ka pasur ndonjë lëndim. “Po, është pranuar një veteran një gjendje tronditje. Tani do i nështrohet një CT. S’ka pas lëndime”, ka thënë Bajgora.

Veteranët kanë protestuar sot para ndërtesave të Qeverisë e Kuvendit, pasi janë lënë jashtë projektligjit për pagën minimale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu