VLORË- Tensionet dhe përplasjet mes banorëve dhe policisë në Zvërnec vijojnë ende. Siç shihet edhe në pamje, banorët kanë tentuar të shkatërrojnë rrethimin me tela dhe kanë hedhur gurë drejt efektivëve të cilët janë vendosur gardh para tyre. Më pas efektivët nuk i kanë kursyer banorët, duke iu përgjigjur me spraj, ku si pasojë disa kanë mbetur të lënduar dhe kanë përfunduar në spital.
Protestuesit e konsiderojnë situatën si një shpronësim faktik pa zgjidhje përfundimtare ligjore. Në zonën e Zvërnecit dhe Pishë Poros parashikohet ndërtimi i një resorti turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e cila lidhet me struktura investimi ndërkombëtare ku përfshihen Jared Kushner, Ivanka Trup si dhe Ramez e Mohamad Al-Khayyat nga Katari, sipas të dhënave të publikuara mbi projektin.





