“Shqipëria ka nevojë për PS”/ Rama nga Lezha: Vetëm hedhin baltë, por ne jemi afër ëndrrës historike

0

“Jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin dhe të marrim përsipër edhe koston duke ia lënë shpatën njerëzve të drejtësisë. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, por kur vjen puna tek pamja e madhe është një pamje që flet vetë për ne. Flet vetë raporti me shoqërinë apo me votën. Është PS sot që ia ka ngritur kokën çdo shqiptari. E ka bërë Shqipërinë nga delen e zezë në një vend që është më afër se kurrë të një ëndrre historike. Ndjehuni krenarë për këtë parti e familje të madhe. Nuk kanë lënë gjë pa thënë për familjen time për njerëzit e mi, për të vdekurit në familjen time dhe kurrë nuk do dëgjoni. Sepse kjo nuk është njerëzore dhe ky është njerzillëku që ndan PS nga të tjerët”, tha Rama.