Shqiptarët, të cilët dyshohet se janë pjesë e krimit të organizuar në vendin ishullor, janë vënë në pranga.
100 mijë £ dhe armë në “BMW”, kapen 3
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Tre shqiptarë kanë përfunduar në pranga e Policisë Britanike pasi janë kapur me 100 mijë paund dhe armë në mjetin me të cilin qarkullonin.
Sipas mediave të huaja, shqiptarët, të cilët dyshohet se janë pjesë e krimit të organizuar në vendin ishullor, janë vënë në pranga.
Roland Gogo, 26 vjeç; Klajdi Likollari, 25 vjeç dhe Leonard Cuka, 30 vjeç, u ndaluan teksa po qarkullonin me mjetin e tyre tip “BMW”, afër Lancaster më 11 maj. Në përballjen e tyre të parë me Gjykatën, u vendos që të qëndrojnë në qelitë e paraburgimit deri më 15 qershor.
Më pas do të përballen me drejtësinë pasi akuzohen për armëmbajtje dhe pasuri të pajustifikuar. Megjithatë hetimi nuk ka përfunduar pasi nuk dihet se ku po shkonin paratë dhe armët që po transportonin tre të rinjtë.