BRAZIL– Dy grabitës janë arrestuar në Brazil nga një ekip i Komandës së Specializuar. Dy personat dyshohet se kanë marrë pjesë në grabitje në zonën e Aparecida de Goiânia. Sipas Policisë, ata do të ishin gati të hipnin në autobus për në Rio de Zhaneiro e mbase të kryenin grabitje dhe atje.
Por ajo që i ka bërë përshtypje policisë braziliane, ishte se mes parave të sekuestruara, policia gjeti euro, dollarë, pesos, madje edhe para shqiptare. Nuk dihet kombësia e grabitësve.
Policia ka sekuestruar rreth 3200 R$ në valutë, pesë palë atlete të importuara dhe një teh çelësi i përdorur në grabitje.