Kapen me 200 kg kokainë në makinë, arrestohet kryebashkiaku e shoferi i tij në Niger

0

Një kryebashkiak lokal dhe shoferi i tij janë arrestuar në një shkretëtirë në veri të Nigerit pasi policia gjeti më shumë se 200 kg kokainë të fshehura në makinën me të cilën ata udhëtonin.

Zyra Qendrore e Nigerit për Represionin e Trafikut të Paligjshëm të Drogës deklaroi ditën e mërkurë që kanë dijeni që sasi të mëdha kokaine po transportoheshin përmes vendit drejt Libisë.

Zëdhënësja e zyrës që merret me trafikun e paligjshëm të drogave deklaroi që gjetën pas një hetimi në datën 2 janar 214 kg kokainë në një makinë që i përkiste zyrës së kryebashkiakut në Fachi. Zëdhënësja shtoi që është hera e parë që kapet një sasi kaq e madhe kokaine në vend dhe që droga po trafikohej në Evropë ku do të kapte një vlerë tregu prej 19 milion dollarësh. Kryebashkiaku dhe shoferi u dërguan në kryeqytetin e vendit Niamey për tu marrë në pyetje.

Marrë nga bbc.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu