Kapet babai duke i futur celular brenda në tenxhere të birit në burg

0

Ditën e sotme një 65-vjeçar është vënë në pranga e policisë pasi ka tentuar të fusë në burgun e Beratit një telefon për djalin e tij, që vuan dënimin në këtë institucion.

65-vjeçari Musteak Çala është vënë në pranga nga SHKB. Ai u kap duke futur një celular brenda ushqimeve që kishte futur në Burgun e Beratit për djalin e tij 30 vjeç Erjon Çala,që vuan dënimin në këtë burg.

Telefoni u gjet i ngjitur brenda një tenxhereje. Musteak Çala pas ndalimit nga ShKB e burgjeve u mor në dorëzim nga DVP Berat, ku edhe do merret në pyetje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu