Pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi, Moska shton numrin e trupave ushtarake në kufirin Ukrainë-Rusi

0

Pavarësisht paralajmërimeve nga ana e Perëndimit, në kufirin Ukrainë-Rusi është shtuar numri i trupave ushtarake ruse.

Lëvizjet e presidentit rus, Vladimir Putin kanë shtuar shqetësime në Europë dhe Uashington. Sipas të dhënave paraprake nga 13 dhjetori qindra automjete ushtarake të Moskës ishin të përqendruara në Krime, rreth 110 milje nga kufiri ukrainas.

Ndërsa më 7 tetor, pamjet satelitore treguan se zona gjeografike përkatëse kishte gjysmën e tankeve në krahasim me disa ditë më parë, gjë që dëshmon, sipas mediave të huaja, se Kremlini po zbaton agjendën e tij pavarësisht bisedimeve për sigurinë me SHBA-në .

Bashkimi Europian dhe NATO kanë përsëritur mbështetjen e tyre për Ukrainën. Ndërsa kreu i diplomacisë europiane Josep Borell , në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm Dmitry Kulabela i bëri sërish thirrje Moskës që të de-përshkallëzojë dhe të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

‘Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të fillojnë një ‘dialog diplomatik’ me Rusinë nga janari , por jo pa kushte’, kështu është shprehur një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu