Kapet duke vjedhur në një banesë, arrestohet shqiptar në Itali

0

Një 35 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Italisë, mbrëmjen e së enjtes pasi akuzohet për vjedhje në banesa.

Gjatë ndjekjes ai ka bërë rezistencë duke plagosur dy oficerë.

Arrestimi i tij është bërë i mundur pas alarmit që ka rënë në banesën ku ai ishte futur për të grabitur.

Gjatë arrestimit oficerët gjetën 41 objekte të vjedhura, duke përfshirë 1 PC, stilolapsa dhe stoli ari me vlerë mijëra euro. Të gjitha sendet e vjedhura u janë rikthyer pronarëve legjitimë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu