Kapet i riu që u arratis nga komisariati

0

Vetëm një muaj ka zgjatur liria e të riut që arriti që të arratisej nga ambientet e komisariatit nr. 1 në Tiranë në datë 4 Janar në Tiranë. Riljon Lalaj 30 vjeç u arrestua ditën e sotme.

Për të shpëtuar nga policia ai nuk qëndronte në shtëpinë e tij, por në një tjetër banesë të marrë me qira po në lagjen e “Ali Demit”, por lirinë e shijoi vetëm një muaj.


Por si u arratis i riu?

Në datë 4 Janar, Riljon Lalaj po dërgohej për t’i marrë gjurmët e gishtave në komisariatin nr.1 ndërsa më pas do të dilte përpara gjykatës, por në këtë moment ai arriti që të shtynte policët duke u shpëtuar nga duart. SHÇBA nisi hetim.

Riljon Lalaj, u prangos më 2 janar për armëmbajtje pa leje. 30-vjeçari u arrestua në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, nga forcat “Shigjeta”. I riu u kap duke qarkulluar me armë zjarri pa leje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu