Kapet kamioni me rreth 300 mijë euro në Durrës

0

Kapet kamioni me rreth 300 mijë euro në Durrës.
Policia kufitare zbuloi dhe sekuestroi në portin e Durrësit 294,030 euro të fshehura në dy kamionë, njëri prej të cilëve kishte pjesën më të madhe, 282 265 euro.

Në pranga ka rënë shoferi Ferdinant Murikaj, ndërsa në kërkim është shpallur pronari firmës që merrej me transportin e mjeteve, Erjon Jovani.

I proceduar në gjendje të lirë është Aldo Lika 34-vjeç që ju gjetën në çantë 11 765 euro. Ai po drejtonte kamionin tjetër që gjithashtu vinte nga Italia. Mbi disa nga tufat e eurove që ishin të fshehura në çantë kishte disa kode, të qyteteve italiane “Bologna 50” dhe “Bergamo 75”.

I arrestuari dhe personi që po hetohet në gjendje të lirë dyshohet se kishin lidhje mes tyre, megjithatë vijojnë hetimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu