Kapet me 6 kilogram kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

0

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia e Torinos, Itali, pasi është kapur me 6 kilogramë kokainë.

Arrestimi është kryer paraditen e sotme, pas një kontrolli rastësor të mjetit që i riu po drejtonte, pranë qytetit të Corso Moncalieri.

Kjo sasi është sekuestruar menjëherë nga forcat policore dhe sipas tyre përllogaritej të ndahej në 10.000 doza për shitje, të cilat arrinin vlerën e 500.000 euro.

Shqiptari ishte me vendbanim në kryeqytetin Piemontez, në të cilën grupi hetimor do të vijojë për kontrolle të mëtejshme. I riu u arrestua dhe u dërgua në burgun e Torinos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu