Kapet me 6 milion euro drogë, habit shqiptari: Kujtova se ishin cigare!

0

Në 8 Tetor 2020 në Gjithio është ndaluar një skaf me tre pasagjerë i cili mbante një ngarkesë prej 6 milion euro lenë narkotike e cila po transportohej për në Pelponez. Sasia e gjetur ishte e paketuar në 20 çanta dhe tetë pako që tejkalonin peshën 1 ton.

Një ndër tre personat që ndodheshin në skaf ishte shqiptar me inicialet A.V në moshën 26-vjeçare. Ai është shfajësuar para policisë duke thënë se nuk e dinte se malli që po transportonin ishte drogë por mendonte se ishin cigare.

26-vjeçari thotë:

E bëra sepse më duheshin paratë për një të afërmin tim që ka probleme shëndetësore.
Ndërkohë avokati i tij ka deklaruar:

Klienti im A. V. me origjinë shqiptare është vetëm 26 vjeç, ai pranon vetëm akuzën e hyrjes ilegale në vend dhe mohon kategorikisht çdo përfshirje në mbajtjen dhe transportimin e drogës. Ai mendoi se varka po kontrabandonte cigare nga Shqipëria dhe sapo e kuptoi se ishte drogë, ai u përplas me kapitenin dhe së bashku me të akuzuarin e tretë ata u larguan menjëherë të frikësuar derisa u arrestuan”, raportohet të ketë deklaruar avokati. Në vijim ai shton “26 vjeçari është i pafajshëm dhe nuk do të pranonte kurrë ndonjë bashkëpunim në një krim kaq të rëndë dhe të pamoralshëm. Ai është një i ri i varfër dhe një i afërm i tij i ngushtë është me problem serioze shëndetësore, ai pranoi se kishte bërë kontrabandë cigarash për të paguar kujdesin mjekësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu