Një 38-vjeçar është arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure në kryeqytet pasi u kap me armë zjarri në makinë.
Arma e zjarrit pistoletë me krehër dhe municion luftarak është sekuestruar nga policia.
“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për zbatimin e masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “White”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin 38-vjeçar dhe gjatë kontrollit në çantën e tij të dorës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.