Kapet me drogë, arrestohet 26 vjeçari shqiptar në Itali

0

Një 26 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për posedim të lëndëve narkotike me qëllimin tregtimin.

I riu u ndalua në qytetin Montevarchi në provincën e Arezzos.

Aktiviteti i tij i dyshuar kriminal u zbulua kur ai u përpoq të shmangte kontrollin e policisë duke ndryshuar rrugën e tij.

Gjatë kontrollit personal, iu gjetën pesë doza kokainë dhe dy doza hashash, të paketuara në qese gati për shitje.

Edhe në shtëpi iu gjetën lëndë narkotike të paketuara gati për shitje së bashku me materialin e përdorur për përgatitjen e dozave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu