Kapet me kallash dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

0

Një 33-vjeçar i cili është kapur nga forcat e policisë së Tiranës me kallashnikov dhe municion luftarak me vete është arrestuar.

Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Driver” u bë arrestimi i i V. H. (R)., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit I. R., 41 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç.

Në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. H. (R). dhe pasagjerë shtetasit I. R. dhe B. Z.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu