Kapet në brigjet shqiptare peshku i rrallë i ujërave tropikale

0

Oqean Sunfish është një nga peshqit kockorë më të rëndë në botë. Të rriturit zakonisht peshojnë midis 247 dhe 1.000 kg.

Kjo specie kryesisht gjendet në ujërat tropikale dhe ngjan si një kokë peshku me një bisht.

Një sunfish mund të jetë i gjatë aq sa është i gjërë dhe ushqehen me peshq më të vegjël ose kandila deti.

Sunfish është peshk që nuk gjendet kudo ndërsa ka bërë habi për pushuesit një i tillë i kapur në bregdetin shqiptar.

Pamjet kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga personat që e kanë nxjerrë prej detit ndërsa duket se peshku me zor mbahet pezull pasi është shumë i rëndë.

Sunfish ka të veçantë përveç peshës faktin se femra mund të bëjë shumë vezë njëherësh deri në 300,000,000.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu