Kapet në Sarandë gruaja që po trafikonte 12-vjeçarin nga Tirana

0

Një 50-vjeçare në Sarandë është vënë në pranga pasi u kap duke trafikuar një të mitur. Mësohet se 50-vjeçarja B. M, banuese në lagjen nr. 1 Sarandë, u kap në flagrancë rreth orës 14.30.

Gruaja po trafikonte 12-vjeçarin Ronaldo Tanushi, nxënës i klasës së gjashtë, banor në lagjen Nr 6, Bathore, Tiranë.

Kujtojmë se Ronaldo prej dy ditësh kërkohej nga familjarët. Babai i tij, bëri apel në mediat sociale, duke publikuar foton e të birit dhe duke kërkuar nga çdo person që mund ta kishte parë, që ta kontaktonte.

I ati i Ronaldos ka treguar se kjo nuk ishte hera e parë që 12-vjeçari largohej nga shtëpia, por asnjëherë nuk kishte ndodhur që të mos kthehej. Nuk dihet ende se drejt cilit destinacion po tentonte ta trafikonte të miturin gruaja në Sarandë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu