‘Të kaltrit’ e Mançinit shkojnë në finale, eleminojnë Spanjën me penallti

0
Soccer Football - Euro 2020 - Semi Final - Italy v Spain - Wembley Stadium, London, Britain - July 6, 2021 Italy's Gianluigi Donnarumma and Leonardo Bonucci in action with Spain's Alvaro Morata Pool via REUTERS/Frank Augstein

Gjysmëfinalja e Kampionatit Evropian “EURO2020”, përball sonte në “Wembley” dy prej ekipeve më të mirë në botë, Italinë me Spanjën.

Italianët vijnë në këtë ndeshje pas fitores së pastër ndaj Belgjikës (2-1), ndërsa spanjollët fituan me penallti ndaj Zvicrës, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën 1-1.

KOMENTI LIVE:

90′ Nuk ka fitues në kohën e rregullt. Shtesa do përcaktojë finalisten e parë

80′ GOOOOL SPANJA. Alvaro Morata ndëshkon italianët. Mbrojtja e Italisë çahet në qendër, teksa sulmuesi i Juventusit, nuk fal përballë Donarumës, duke tundur rrjetën.

78′ Pranë golit të dytë Italia, me Berardin, tentativa e tij në hyrje të zonës, shkoi drejt e në duart e portierit Simon.

60 ‘Zhbllokohet sfida, Italia shënon! Kieza çon peshë zemrat e tifozëve italianë me një supergol!

52′ E pabesueshme çfarë humbet Buskets. Gjuatja e mesfushorit të Barcelonës përfundon mbi kuadratin e portës.

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Mbyllet pjesa e parë, nuk ka asnjë minutë shtesë

44’ Italia prek shtyllën, ngrin Spanja. Emerson ndalet nga traversa, topi shkon jashtë kuadratit.

25′ Pranë golit Spanja, por fantastik portieri Donaruma, që me pritjen e tij, i djeg një shans të artë iberikëve, pas gjuajtjes së Dani Olmos.

21′ Ndizet sfida, Italia shpërdoron një rast të artë, pas shpërthimit të Emerson nga e majta, por as Imobile as Barela nuk arrijnë të godasin, teksa porta ishte e boshatisur.

18′ Italia provon me një skemë nga goditja e dënimit, por nuk e mbërrin dot topin Imobile.

14′ Ferran Torres lëshon goditjen e parë nga distanca, tentativa e tij shkoi jashtë portës së Donarumës.

12′ Pedri jep një top të mrekullueshëm për Ojarzabal, por futbollisti spanjoll, nuk arrin ta zotërojë, duke sfumuar një mundësi të mirë.

10′ Spanja merr zotërimin e topit, duke mos dalë nga stili i vet, por ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.

3′ Italia provon ta nisë në sulm, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e spanjollëve. Start i zjarrtë.

1′ Starton sfida në “Uembli”.

FORMACIONET

Luis Enrique ka befasuar në prag të sfidës gjysmëfinale të Kampionatit Europian ndaj Italisë, duke lënë jashtë formacionit sulmuesin kryesor të skuadrës Alvaro Morata.

Në sulmin spanjoll do të jetë Mikel Oyarzabal si dhe Olmo. Në anën tjetër, Mancini nuk ka bërë surpriza në formacion, duke u bazuar te lojtarët që e çuan kombëtaren e kaltër në gjysmëfinale.

Në vend të Sinazzola-s, Mancini do të aktivizojë Emerson, ndërsa në sulm do të jetë Chiesa në vend të Berardit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu