Kapet një sasi e madhe kanabisi në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, tre të arretuar, mes tyre një shqiptar

0

Një sasi e madhe kanabisi është kapur sot në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë teksa janë arrestuar 3 persona.

Këta të fundit janë një shqiptar dhe dy maqedonas.

Operacioni u zhvillua nga DEA amerikane me seli në Athinë në bashkëpunim me policinë e Kilkis.

Autoritetet ndaluan një makinë ku u gjetën dy çanta brenda së cilave ishin 40 pako me 44 kg marijuanë.

Në kufi u arrestuan dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, 41 dhe 45-vjeç. Operacioni vijoi në Selanik ku u arrestuar shqiptari 40-vjeç, i cili priste lëndën narkotike.

Atij iu sekuestruan edhe 2400 euro që do i paguante për transportin e drogës deri në Selanik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu