Një 25-vjeçar shqiptar nga Bolzano, Itali ka rënë në pranga në stacionin Bresso, ndërsa u kap me mbi 100 kg ‘mall’ në bagazhin e makinës. Ai u ndalua nga autoritetet në autostradën A52, në Milanon e Veriut pranë Sesto San Giovanni. Në bagazhin e mjetit tip “Peugeot” u gjetën 115.2 kg háshásh. Makina, e bllokuar është në pronësi të një banori 28-vjeçar në Rimini me precedentë në lidhje me tregtinë e ‘mallit’ dhe drejtimin e automjetit në gjendje të dehur. 25-vjeçari nga Bolzano u arrestua dhe u dërgua në qelinë e Monza ku po pret seancën gjyqësore. Ende nuk dihet saktësisht se ku ishte drejtuar 25-vjeçari me ngarkesën e ‘mallit’ dhe autoritetet po hetojnë në përpjekje për të zbuluar të gjithë rrjetin e tij të kontakteve.
Burimi: bznews24