Pasagjerët u ankuan për erën e keqe, avioni i nisur drejt Italisë bën ulje emergjente

0

Një fluturim i British Airways për në Verona bëri ulje emergjente në London Heathrow, pasi pasagjerët u ankuan se ndjenin erë djegieje dhe disa anëtarë të ekuipazhit filluan të mos ndiheshin mirë. Avioni A320-232, ishte nisur për në Verona të Italisë dhe u kthye përsëri në aeroportin e Londrës, pas asaj që linja ajrore e përshkroi si “çeshtje teknike’”.

Kompania iu drejtua udhëtarëve me një mesazh:

Ne ju kërkojmë falje për vonesën e fluturimit tuaj. Na u desh të ktheheshim përsëri në Londër, për shkak të një çështje teknike. Siguria juaj është prioriteti jonë numër një dhe ne kurrë nuk do të vazhdonim një fluturim nëse nuk është e sigurt për ta bërë atë. Tani jemi në proces të rregullimit të një avioni të ri në mënyrë që të jemi në gjendje t’ju çojmë në destinacionin tuaj.
Ndërkohë, pasagjerët u transferuan nga Airbus A320, në një aeroplan tjetër të të njëjtit model për të vazhduar fluturimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu