Gjykata e Mislatës, ka vendosur burgim pa afat për 8 nga 11 të arrestuarit qe u kapën me 3.3 ton kokainë brenda një kontejneri brenda një magazine industriale në Xirivella në 30 nëntor.
Në mesin e 11 të arrestuarve janë 6 shqiptarë, 3 spanjollë, 1 kolumbian dhe 1 dominikan. Asnjë prej tyre nuk ka zgjedhur të dëshmojë, as para Policisë Kombëtare dhe as para gjykatësit. Tre personat të cilët janë liruar përkohësisht janë 2 persona nga Shqipëria dhe 1 spanjoll.
Një nga shqiptarët dhe të gjithë personat të ardhur nga Barcelona dhe kolumbiani vepronin, si ‘noterë’ të shkarkimit të kokainës. Ata ishin kryesorët si të shitësit në Kolumbi, ashtu edhe të grupit importues dhe shpërndarës, që i përket kartelit ballkanik, të drejtuar nga shqiptarët ,që prej disa vitesh ka marrë nën kontroll një pjesë të mirë të trafikut të madh të drogës.