‘Kappa’ shkakton 7 të vdekur në Belgjikë

0

Duket se nuk do të kemi asnjëherë prehje nga Corona. Pas Deltës, shfaqet ‘Kappa’, madje në Belgjikë u ka marrë jetën 7 qytetarëve.

Shtatë banorë të vaksinuar plotësisht të një shtëpie pleqsh në Belgjikë kanë vdekur pasi u infektuan nga një mutacion Covid-19 i zbuluar për herë të parë në Kolumbi, tha të Premten ekipi i virologjisë në vend. Ata të gjithë ishin infektuar me mutacionin B.1.621, të cilin Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve e kishte listuar si pjesë e variantit Kappa .

Ndryshe nga vendet e tjera në Europë, në Belgjikë, varianti Kappa është më i përhapur. Shtatë personat që vdiqën në shtëpinë e pleqve në qytetin belg të Zaventem, pranë Brukselit, ishin të gjithë mbi 80 vjeç dhe disa prej tyre kishin sëmundje bashkëshoqëruese, tha Marc Van Ranst, një virolog në Universitetin e Leuven. Pavarësisht nga sëmundjet, Van Ranst tha se vdekjet e tyre ishin “shqetësuese” pasi të gjithë ishin të vaksinuar plotësisht.

Burimi: TheNational News | joq.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu