“Kaq kemi mundësi”. Bukë me vaj, djathë e domate… Pushuesi nga Elbasani ndan fotot modeste nga plazhi i Spillesë

0

 

Teksa pushtetarët “e djegin” nëpër resortet e shtrenjta të Jugut, populli i thjeshtë këtë sezon veror, është “stakuar” në plazhet e lira të Durrësit, ato që janë të përshtatshme për ekonominë mesatare të shqiptarëve…

Disa foto të trishta kanë mbërritur nga Spilleja mesditën e sotme në redaksinë tonë. Në vend që të shikoni karkaleca, e linguini me fruta deti që shkojnë sa rroga e dy ditëve të një punëtori mesatar shqiptar, do të shikoni një drekë tejet modeste…

Bukë me vaj, djathë e domate, ka fotografuar pushuesi, i cili shpjegon se kaq e ka mundësinë, me këtë qeveri që është ën pushtet, kjo do jetë mundësia ekonomike për të konsumuar një vakt në bregdetin e Adriatikut.

Ai shkruan:

Ju urojm fundjave te kendeshme nga plazhi i spllejt. Sot Ne spillej. Buke me vaj djathe e domate. Kaq kemi mundesi se shteti nuk na len te kemi me shume. Dit te mbare.joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu