Karamuço: Që nga shtatori janë hakeruar 50 milionë fjalëkalime

0

Për profesorin e kriminologjisë Ervin Karamuço që nga shtatori i këtij viti ka pasur një sulm masiv nga krimi kibernetik rus ku janë hakeruar rreth 50 milionë fjalëkalime, sidomos të PayPalit, dhe në lidhje me këtë nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet shqiptare.

I ftuar në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Karamuço u sugjeroi përdoruesve shqiptarë që të ndërrojnë fjalëkalimet. Sipas tij kjo gjë nuk është diskutuar fare në Shqipëri, ndërkohë që risku është konkret dhe duhet një strategji e mirëfilltë.

‘Ato që janë marrë nga ana e hakersave, dhe kjo ka dëme katastrofale, disa mund të jenë infektuar, sepse ata nuk targetojnë vetëm individë të zakonshëm’, tha profesori i kriminologjisë Karamuço.

Disa nga këto të dhëna rrezikojnë që të shiten në ‘darkweb’. Sipas tij jemi një target, jemi një shenjestër e vazhdueshme për hakersat, sidomos ata iranianë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu