Si rrallë herë, Madonna ndan foton familjare me të gjithë fëmijët e saj

0

Për Festën e Falenderimeve (Thanksgiving), ikona e pop-it, Madonna ka ndarë me miliona fansat e saj disa foto të rralla.

Ajo ndau foto në Instagram, nga mbrëmja e saj festive me gjashtë fëmijët e saj— Lourdes “Lola” Leon , 26 vjeç; Rocco Ritchie , 22 vjeç; David Banda , 17 vjeç; Mercy James , 16 vjeç; dhe vajzat binjake Stella dhe Estere , 10.

Madonna shkroi postimin e saj, “Për çfarë jam mirënjohëse…” dhe shtoi një emoji me zemër të verdhë.

Këngëtarja, e cila kishte veshur një fustan-korse të zezë me dantella të stilit gotik, bizhuteri argjendi dhe flokë të kuq, përfshinte foto të saj, binjakëve dhe Lolës pozuar të gjithë bashkë pas një tavoline DJ. Vajza e saj e madhe kishte veshur një bluzë të zezë pa rripa dhe pantallona të ngjashme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu