KAS pranon kërkesën e “BF”, merr vendimin për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës

0

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka depozituar sot në Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve kërkesën për rinumërimin e votave në bashkinë e Rrogozhinës si dhe heqjen e rezultatit të qendrës së votimit të burgut nga tabela përfundimtare e votave.

Pas kësaj kërkese KAS i ka kërkuar KQZ-së hapjen e kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës dhe rinumërimin e votave.

Kutitë janë hapur me kërkesë të përfaqësuesve të opozitës, Ledio Brahos dhe Endrit Sefës.

Kandidati i PS-së Edison Memolla rezultoi fitues kundrejt Shkëlqim Hoxhës së BF-së me 30 vota diferencë, ndërkohë që përpara se të numërohej kutia e burgut kryesonte Hoxha me mbi 50 vota.

Ivi Kaso, përfaqësues i BF-së tha se në shumë qendra votimi të Rrogozhinës janë vlerësuar si të rregullta për kandidatin e PS-së fletë votimi që duhet të shpalleshin të pavlefshme.

“I jemi drejtuar KQZ-së për të na vënë në dispozicion pamjet filmike, ku kemi nxjerrë edhe parregullsitë. Në QV 2228/1 në proceserverbal rezulton se Memolla ka 150 vota, Hoxha 92, ndërkohë që numërimi që kemi bërë ne Memolla ka 148 vota, pra i janë shtuar 2 vota. Në këtë zonë zgjedhore është i nevojshëm rinumërimi dhe rivlerësimi i të gjitha votave. Vetëm kështu kemi garancinë që rezultati që do të dalë nga ky proces do të pasqyrojë të vërtetën e këtij procesi zgjedhor”, tha Kaso.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu