KAS me shumicë votash vendos pranimin e pjesshëm të kërkesës së PD-së sa i përket pasqyrimit të emrit të kryetarëve të partive të udhëheqësve të partive të koalicioneve Bashkë-Fitojmë në fletën e votimit. Rrëzimin e kërkesës për pasqyrimin e PD-së për shkronjat nistore të partive përbërëse për koalicionit përkatëse. Rrëzimin e kërkesës së koalicionit Bashkë Fitojmë për vendosjen emrit të deputetit Sali Berisha në fletën e votimit si drejtues si koalicionit të bashkë fitojmë.
PËRPLASJA në KAS/ Rusmajli: Kush është Berisha? U trembëm se mos kishte shkarkuar Metën! Kaziaj: S’keni faj se keni pasur trauma, ai është lideri historik
KAS: S’pranohet Berisha! Të vendoset emri i Metës krah
Ilir Rusmajli: Cilat janë partitë që përfaqësojnë këtë koalicion? Dhe nëse mund të më thoni, mMe cilën nga partitë e koalicionit ka lidhje Sali Berisha
Përfaqësuesit e Berishës: Në raport me të gjitha partitë i nderuar
Ilir Rusmajli: Është kryetari i ndonjë partie
Përfaqësuesit e Berishës: Nën dijeninë time jo, mund t’i drejtoheni Gjykatës për ekstraktin.
Ilir Rusmajli: Është deputet i ndonjë nga këto partie?
Përfaqësuesit e Berishës: Jo është i pavarur
Ilir Rusmajli: Është anëtar i forumeve drejtuese?
Përfaqësuesit e Berishës: Nuk e kërkon ligji këtë, të gjithë e dinë që Berisha është lideri hoistorik.
Ilir Rusmajli: Po flasim për vijën juridike.
Përfaqësuesit e Berishës: Berisha ka qenë kryeministër, kur ti ke qenë ministër
Ilir Rusmajli: Kam qenë zëvendës i tij
Përfaqësuesit e Berishës: Po, zëvendës i tij dhe e dini shumë mirë se çfarë pozicioni ka Berisha
Ilir Rusmajli: Na intereson momenti aktual. A është apo jo kryetar i ndonjë partie?
Përfaqësuesit e Berishës: Nuk e kërkon ligji
Ilir Rusmajli: Keni marrë pëlqimin e deputetit Sali Berisha kur keni bërë këtë njoftim?
Përfaqësuesit e Berishës: Është bërë nga Endrit Braimllari. Marrëdhëniet me KQZ, përfaqësohen nga ai. Jemi në dijeni dhe të vendimit që ju keni dhënë kryekëput në shkelje të ligjit. Bëtë kryetar një njeri që nuk kishte…totalisht në shkelje të ligjit.
Ilir Rusmajli: Komentet më vonë, tashmë edhe një pyetje tjeëtër. Ku është shkruar partia udhëheqëse?
Përfaqësuesit e Berishës: Partia e Lirisë është shkruar si parti udhëheqëse
Ilir Rusmajli: Parti udhëheqese? Ku është shkruar?
Përfaqësuesit e Berishës: Në marrëveshje
Ilir Rusmajli: Është pra e shkruar në marrëveshje
Përfaqësuesit e Berishës: Është detyrim ligjor dhe ne i zbatojmë këto, ndryshe nga ju
Ilir Rusmajli: Duhet të jemi të qartë. Fakti që politikisht koalicioni udhëhiqet nga Berisha është publike, por po flasim për raportin juridik. U trembëm dhe thamë mos është mbledhur forumi është shkarkuar Ilir Meta dhe është vendosur Sali Berisha. E eliminojmë, se raport juridik me Berishës dhe Partisë së Lirisë nuk ka. Apo jo?
Përfaqësuesit e Berishës: Fakti që trembeni, do të thotë se keni trauma përsa i përket marrëdhënies tuaj me Berishën. Faleminderit.