Katar 2022, tifozët do të mund të pinë birra në Kupën e Botës por… vetëm në kohë të caktuara!

0

KATAR- Kupa e Botës 2022 po afron dhe Katari, vendi pritës, vendos t’i japë dritën jeshile shitjes së birrave gjatë periudhës së turneut. Një pikë kthese historike, sigurisht, por me kufizime të caktuara. Turneu i famshëm dhe i shumëpritur do të zhvillohet për herë të parë në një vend musliman, i cili ka rregulla shumë strikte për shitjen e alkolit. Aktiviteti, megjithatë, sponsorizohet nga një prej markave më të mëdha të birrës në botë dhe organizatorët kanë qenë nën presion prej muajsh për të autorizuar shitjen e alkolit në Katar.

Përfundimisht, vendi pritës u dorëzua, por vetëm pjesërisht. Tifozët me bileta, siç raporton Reuters, do të mund të blejnë dhe pinë birrë por në kohë të caktuara. Birrat alkolike, në fakt, do të jenë të disponueshme në hapjen e portave të stadiumit, pra tre orë para fillimit, dhe pas fërshëllimës së fundit, por vetëm për një orë. Alkoli nuk mund të blihet gjatë ndeshjes.

Budweiser, i cili është një sponsor kryesor i Kupës së Botës së ardhshme, ka të drejtat ekskluzive për të shitur birrat në këtë aktivitet. Përveç servirjes së birrës në zonat përreth stadiumeve, Budëeiser do të shërbejë pije në pjesë të zonës kryesore të tifozëve të FIFA-s, e cila është e vendosur në kryeqytetin, Doha. Në këtë rast, do të jetë e mundur të blihet alkol nga ora 18:30 deri në orën 01:00, çdo ditë, gjatë kohëzgjatjes së turneut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu