“Katastrofë ekologjike”, situatë e rënduar nga zjarret në Parkun e Prespës, apelohet për ndërhyrje nga ajri

0

Situatë mbrëmjen e kësaj të diele paraqitet tejet e rënduar në Parkun Kombëtar të Prespës, ku vatrat e zjarrit janë të shumta, një pjesë e tyre janë brenda pjesës së pyllëzuar me ah.

Edhe në orët e mbrëmjes forca të shumta janë në terren por situata e rënduar po vështirëson punën e tyre. Në këto kushte, specialistëve të zonave të mbrojtura shprehen se ndërhyrja nga ajri tashmë është më shumë se emergjente.

“Katastrofë ekologjike” e ka cilësuar kreu i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, atë çfarë po ndodh në parkun kombëtar të Prespës, situatë e cila në këto përmasa nuk është parë herë tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu