Kate Winslet lëndohet gjatë xhirimeve të filmit në Kroaci, aktorja përfundon në spital

0

KROACI- Kate Winslet u lëndua në xhirimet e filmit të saj të ri “Lee”, i cili po xhirohet në Kroaci. Aktorja 46-vjeçare fituese e Oskarit rrëshqiti dhe u shtrua në spital mirëpo tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në filmin e drejtuar nga Ellen Kuras, Kate Winslet luan rolin e fotografes Lee Miller e cila punoi si korrespondente lufte për Vogue gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në kast, përkrah saj janë edhe Marion Cotillard, Jude Law, Andrea Riseborough dhe Josh O’Connor.

Në një intervistë të fundit me Deadline, aktorja shpjegoi disa detaje të këtij filmi të ri: “Ky nuk është aspak një biografi. Të bësh një histori për të gjithë jetën e Lee, është një serial që vlen për HBO. Ajo që ne donim të bënim ishte gjeni dekadën më interesante të jetës së saj, atë që përcaktoi se kush ishte dhe çfarë u bë falë asaj që kaloi.Ishte periudha 1938-1948, e cila e çoi atë të përjetonte luftën dhe ta përcaktonte atë më të rëndësishmin. Një histori që ne duam që njerëzit të dinë për Lee, më shumë se pjesët e tjera të jetës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu