Kategoria e Parë në fushë: “Finale” për Bylisin, 8 duele luhen sot

0

Nuk luhet vetëm ndeshjet e Abissnet Superiore sot. FSHF ka programuar që të zhvillohen edhe tetë duelet e Kategorisë së Parë, këtë herë duke nisur nga ora 14:00.

Në plan për t’u luajtur disa ndeshje interesante, por normalisht sytë janë te ato skuadra që konsiderohen pretendente. Bylisi kryesues ka një nga testet më të vështirë, pasi luan në transfertë kundër Pogradecit.

Korabi ka mundësinë të përfitojë dhe me Besëlidhjen konsiderohen një test i kalueshëm, për më tepër që luhet në Peshkopi. Apolonia është e dënuar të mposhtë Tërbunin, kurse Erzeni Turbinën.

Besa luan në një transfertë të vështirë, kundër Burrelit, kurse Tomori do përballet me Vorën në kryeqytet. Takime të tjera të javës së katërt në Kategorinë e Parë janë edhe Lushnja-Butrinti dhe Shkumbini-Maliqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu