DIBËR – Moti i keq dhe rshjet e rënda të dëborës kanë shkatuar ndërprerje të energjisë elektrike në katër fshatra në Bulqizë.
Mungesa e energjisë ka lënë në errësirë Okshtunin, Muglicën, Ternovën dhe Lejcanin në njësinë Administrative Ostren dhe kjo gjëndje vazhdon prej tre ditësh.
Reshjet e fundit të dëborës që ranë në vend kanë dëmtuar linjat e tensionit, të cilat janë të montuara në shtylla druri të ngritura nga vetë banorët.
Me mungesë energjie po përballen dhe zonat malore të qarkut Korçë si dhe fshatrat turistike të Malësisë së Madhe.