Katër fshatra pa drita, dëbora shkakton probleme në Skrapar

0

Disa fshatra të Skraparit kanë dy ditë pa drita për shkak se reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë dëmtuar linjat e furnizimit me energji elektrike. Për rrjedhojë, fshatrat Leshnje, Gostenc, Kushovë dhe Faqekuq ndodhen pa drita.

Në lidhje me lëvizjen e automjeteve në rrugët e Skraparit bëhet me dije se Potom, Baçkë, Leshnje, Gradec, Çukë dhe Qafë-Dërvi mund të kalohen vetëm me zinxhir; kurse rruga Berat-Skrapar është plotësisht e kalueshme.

Vështirësia më e madhe për të lëvizur me makinë është në rrugën Kapinovë-Tomorr, rruga drejt Teqesë së Abaz Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu