Njeriu që ka qenë ulur në karrigen e parlamentarit për më shumë vite, është Sadri Abazi. Katër mandate të marra prej tij, me një karrierë parlamentare prej 16 vitesh, do të mbahet mend si deputeti që siç hyri, edhe doli nga salla.
Fjalimet e tij numërohen me pikatore. Te platforma “Deputeti im” numërohen vetëm tre fjalime të tij në gjithë karrierën parlamentare.
Ndoshta kjo performancë e ka detyruar Edi Ramën të vendosë që Sadri Abazi, njeriu që është përfolur më shumë nga opozita për “konflikt interesi” nuk do të jetë më parlamentar dhe përfaqësues I të majtës.
Në përfundim të listës së PS së Tiranës, Edi Rama ka vendosur ta lërë jashtë liste. Prej vitesh ai ishte deputet në njësinë 4 në Tiranë, ndërkohë që nuk mund të harrohen fjalimet e tij pikante sidomos në fushatën në Diber, për zgjedhjen e ish-kryebashkiakut Muharrem Rama.
Dhe tani që lista e deputetëve është duke ardhur drejt fundit, emri i Sadri Abazit nuk do të jetë në listën përfaqësuese të PS. Këto dy ditë, janë bërë të njohura dy afrime të reja të Edi Ramës në listën e PS: ditën e djeshme Najada Como, ndërsa sot Luljeta Bozo.