TIRANA- Pas më shumë se 4 orësh dhe mes debatesh, Komisioni Hetimor parlamentar për sistemin TIMS ka miratuar kërkesat për informacion drejtuar institucioneve. Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji, ka bërë me dije se mbledhja e radhës do të mbahet ditën e hënën në orën 17:00.
Mësohet se përmes Kuvendit, këto kërkesa për informacion do t’u drejtohen institucioneve duke filluar nga Kryeministria, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e Posaçme, Prokuroria e Tiranës etj. Miratimi është bërë me 7 votat e opozitës, ndërsa mazhoranca ka votuar në bllok kundër me 6 vota.