Katër të infektuar në Drejtorinë e Policisë në Elbasan. Në karantinë edhe drejtori

0

Covid-19 “pushton” drejtorinë e Policisë në Elbasan, kush është i infektuari i katërt

Ka shkuar në katër numri i të infektuarve në drektorinë e Policisë në Elbasan. Gazetari Aldo Kozarja bën të ditur për abcnews.al se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 shefi i policimit në komunitet.

Si pasojë e katër të infektuarve është karantinuar për 14 ditë edhe drejtori i Policisë së Qarkut. Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmua e infektuar një punonjëse e zyrës së pritjes për qytetarët.

Ndërsa më herët gjatë javës janë konfirmuar me koronavirus dy efektivë të Rrugores. Raste aktive deri më tani në Elbasan vijojnë të jenë 35.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu