Një automjet ka shpërthyer në flakë teksa po lëvizte në Kavajë.
Dyshohet se shkak për përfshirjen e mjetit nga flakët është bërë një defekt teknik.
Sipas informacionit paraprak të siguruar nga Infoweb Media, rreth orës 09:00, rruga dytesore perball “Maxi Market”, automjeti me motorr Benzin-Gas ka marrë flakë në ecje.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë mundësuar shuarjen e flakëve, ndërsa makina nuk është djegur në pjesën më të madhe të saj./Infoweb Media