Pjesë nga biseda:
Arben Ristani: Ky është kriminel. Çfarë e quani ju një njeri të dënuar me vendim gjykate?
Ervin Salianji: Nëse do të kishte hetim për Bashën për çështjen Muzin, parafolësi do ishte i hetuar. Ka qenë sekretar i përgjithshëm. Unë kam një dënim për kallëzim të rremë dhe deri sa të shprehet Apeli jam i pafajshëm. Kurse ky ka një dënim për korrupsion. Ka marrë lekë. E ka fut në burg Sali Berisha. Ke burgosur gazetarë…
Arben Ristani: Thuaje një emër
Ervin Salianji: Ke burgosur Aleksandër Frangajn
Arben Ristani: A gënjen apo jo….? E kam futur apo nxjerrë nga burgu Frangajn? Hë mo gënjen?
Ervin Salianji: Ky ka edhe leje ndërtimi. Ia ka dhënë Erion Veliaj. Ky ka qëndrim që dënimin për mua e quajti politik. Ka votuar për atë. Tani ose të kërkojë ndjesë
Arben Ristani: Si ka vendim kryesie…
Ervin Salianji: Do kesh qenë nën avujt e alkoolit….ke votuar, mbase ke qenë në avujt e alkoolit.