KE gati paketën sociale për të larguarit nga lufta: Lejeqëndrimi dhe akses në punësim

0

Komisioni Evropian ka propozuar dhënien e mbrojtjes së përkohshme për njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë, duke përfshirë një leje qëndrimi dhe akses në punësim dhe mirëqenie sociale.

I krijuar për t’u marrë me ardhjet masive të personave të zhvendosur në BE, legjislacioni i ri do të sigurojë të njëjtin nivel mbrojtjeje në të gjitha shtetet anëtare.

Propozimi, i cili ishte njoftuar më parë, do të diskutohet nga ministrat e brendshëm të BE të enjten.