KE paralajmëron Malin e Zi: Liderët politikë të ulin tensionet

0

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka komentuar situatën politike në Malin e Zi. Duke qenë se situata aktuale në Malin e Zi nuk është e qetë, asambleja ka kërkuar që liderët politikë në vend të ulin tensionet. Një draft-raport për monitorimin e vendeve anëtare të Këshillit të Europës , do të shqyrtohet nga Kuvendi në seancë nga data 24 deri më 28 janar.

‘Në lidhje me Malin e Zi , Kuvendi mirëpret bashkëpunimin konstruktiv ndërmjet autoriteteve dhe Komisionit të Venecias në shqyrtimin e ndryshimeve në ligjin për Prokurorinë Shtetit dhe projektligjin për Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. I bëjmë thirrje parlamentit malazez të sigurojë pesë anëtarët e rinj të Këshillit Prokurorial të emërohen në bazë të ekspertizës së tyre’, thuhet në raport.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu