Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se ishin marrë me qera dy anije prodhuese të energjisë të cilat do të bënin të mundur garantimin e pavarësisë energjitike të Shqipërisë gjatë stinës së verës.
Balluku tha ndër të tjera, se anijet të ankoroheshin në triportin e Vlorës dhe se do të prodhonin energji derisa të viheshin në punë TEC-et.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku: Kemi marrë me qera dy anije prodhuese të energjisë. Këto anije do të prodhojnë energji deri të vëmë në punë TEC. Janë termocentrale lundruese, do të ankorohen në triportin e Vlorës dhe do të na garantojnë pavarësi energjitike gjatë stinës së verës.