“Kemi shkelje të dukshme procedurale”, avokati i Fredi Belerit: Falsifikime në dosjen hetimore

0

Organizata Omonia denoncoi sot dhe shprehu indinjatë për ato që i cilëson falsifikime në dosjen hetimore të Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës i cili aktualisht ndodhet pas hekurave për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit.

Omonia deklaron se ditët në vijim opinionit publik do t’i vihen në dispozicion provat e këtyre falsifikimeve dhe emrat konkretë që janë përfshirë në falsifikim si edhe rrethana të tjera tepër të rënda që implikojnë segmente të policisë së shtetit dhe drejtësisë në këto akte të paprecedenta.

“OMONIA Himarë shpreh indinjatën e thellë dhe shqetësim për falsifikimet e bëra në dosjen hetimore të Fredi Belerit si edhe vijimin e tyre edhe ditët e fundit.
Çdo tentativë apo veprim i bërë nga organet e drejtësisë me qëllim manipulimin e provave dhe fakteve të administruara në dosje do të denoncohen me forcë brenda dhe jashtë vendit në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.
Ditët në vijim opinionit publik do t’i vihen në dispozicion provat e këtyre falsifikimeve dhe emrat konkretë që janë përfshirë në falsifikim si edhe rrethana të tjera tepër të rënda që implikojnë segmente të policisë së shtetit dhe drejtësisë në këto akte të paprecedenta”, shprehet Omonia.

Sakaq, avokati i tij u shpreh se në dosjen e tij ka shumë prombleme procedurale, faktet e të cilat do shpalosen në vijim të procesit.

“Në rastin Belerit kemi një sërë shkeljesh thelbësore të natyrës ligjore dhe shkelje të të drejtave, të cilat kapin në mënyrë aktive thelbin e situatës. Beleri po ndiqet penalisht “politikisht” me pretekst kriminal, siç veprohet në të gjitha vendet ku Drejtësia është “dora” e pushtetit politik. Në fakt, nëse marrim parasysh se Korniza Procedurale është në korrespondencë me atë greke, këto përfundime janë nxjerrë edhe nga një student i drejtësisë. Si fillim, siç na informojnë kolegët tanë shqiptarë, kanë ndodhur një sërë shkeljesh të dukshme procedurale”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu