Kendall Jenner e tmerruar merr urdhër mbrojtjeje,kërcënohet për vdekje

0

Kendall Jenner është marrë në mbrojtje nga policia pasi një 24-vjeçar e kërcënoi me vdekje. Supermodelja thuhet se bëri kërkesë në gjykatë për një urdhër ndalimi ndaj 24 vjeçarit Malik Bowker.

Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, Kendall është informuar nga një dedektiv rreth planit të Malik, i cili kishte planifikuar të blinte një armë për ta qëlluar atë, më pas dhe veten.  Malik ndodhet përkohësisht në një spital psikiatrik në një spital në Los Angeles, por nuk përjashtohet mundësia që të dalë së shpejti.

Modelja është e tmerruar nga fakti se ai do të përpiqet ta lëndojë nëse del nga spitali. Bowker duhet të qëndrojë 100 metra larg modeles. Jenner është shprehur se nuk e ka takuar kurrë 24-vjeçarin, dhe se kërcënimet e tij i kanë shkaktuar shqetësime të mëdha emocionale dhe ankth.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu