100 mijë vaksinime nga nisja e procesit

0

Nga nisja e procesit të vaksinimit ka arritur në 100 mijë numri i të vaksinuarve, ndërkohë që 1100 vaksinatorë të shtirë në qytete e fshatra vazhdojnë intensivisht procesin. Shifrat u përditësuan sot nga ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, gjatë inspektimit që Kryeministri Edi Rama bëri në qendrën e vaksinimit në Kurbin, ku në dy ditët e nisjes së fushatës së vaksinimit masiv janë kryer 600 vaksina.

“Në dytët e para të vaksinimit masive janë mbi 30 mijë të moshuar që kanë kryer vaksinën. Po vijojmë në të gjitha qytetet e fshatrat në qendrat shëndetësore. Jemi në një nivel të mirë. Në total, bashkë me doza e dyta, sot shkojmë në 100 mijë vaksinime nga dita e parë që kemi filluar procesin e vaksinimit. Nuk po vaksinojmë vetëm në qendra të përqendruara, por në qytete e fshat, kudo.

Të gjithë të moshuarit, sidomos ata të grupmoshës mbi 85-vjeç po vaksinohen në qendrat shëndetësore pranë vendbanimeve, si dhe po vaksinojmë edhe në shtëpi për ata që janë të pamundur”, – deklaroi ministrja Manastirliu, ndërsa siguroi se 1100 vaksinatorë në të gjithë vendin që janë angazhuar për të arritur tragetin e vendosur, madje edhe për ta kaluar, tregon se kemi kapacitete për të vaksinuar në mënyrë të shpejtë dhe efektive.

Ecuria e mirë e procesit dhe sigurimi i sasive të vaksinave jep një tablo optimiste për arritjen e objektivit për vaksinimit. “Tani që kemi siguruar sasitë, 20 mijë janë arritur dje. Jemi vetëm në fillim, , – u shpreh Kryeministri, –  e mund të shkojnë lirshëm në 30 mijë në ditë. Që do të thotë se në një kohë shumë më të shpejtë sesa e kishim parashikuar, ne mund të bëjmë dozën e parë masivisht dhe të mbyllim të gjithë pjesën vulnerabël.”

Të moshuarit, sidomos ata të grupmoshës mbi 85-vjeç vaksinimi vijon në qendrat shëndetësore afër vendbanimit, por edhe në shtëpi për ata më të pamundurit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu