Këngë dhe atmsoferë elektrizuese në kryeqytet, tifozët “e djegin” para ndeshjes së Kombëtares

0

Shqipëria u kualifikua për në Europian për herë të dytë në histori. Pas arritjes në Euro 2024, kuqezinjtë përsërisin suksesin, duke prerë biletën për në Gjermani, aty ku verën e ardhshme do mbahet Europiani.

Gjatë gjithë ditës së sotme, fare lehtë mund të hasje tifozë rrugëve të kryeqytetit. Me plis në kokë, apo me flamur kuqezi, të gjithë dukeshin të lumtur.

Numri i tyre është rritur në orët e pasdites. Lojtari i 12-të po argëtohet në lokalet e kryeqytetit, me muzikë, kërcim dhe valle…Kujtojmë se ky është vetëm fillimi, pasi siç dihet, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë përsipër organizimin e një feste pas ndeshjes.

Shqipëria u kualifikua në Euro 2024 me mjaft meritë, në një grup të vështirë. Shorti i Europianit mbahet me 2 dhjetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu