Teksa ka mbetur një orë nga starti i sfidës Angli-Shqipëri, situata jashtë stadiumit mitik të “ëembley-t” ka filluar të ndizet nga tifozët kuqezi të cilët janë të shumtë në numër.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa video ku shikohet se si tifozët me flamujt shqiptarë këndojnë këngë patriotike si “Xhamadani vija vija” apo thirrje “O sa mirë me qenë shqiptarë”. Një atmosferë fantastike nga tifozët shqiptar, ndërsa numri i tyre pritet të jetë më i lartë se 14 mijë mbrëmjen e sotme.