Këngëtarët e njohur reagojnë ndaj Vuçiç : T’i bëjmë ‘report’

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka publikuar hartën e Kosovës me flamurin serb, gjë ka sjell reagimin dhe të shumë personazheve të njohur shqiptarë. Me anë të një postimi në Instagram, personazhe të njohur si Stresi, Young Zerka, Noizy, Don Xhoni, Fifi apo Fjoralba Ponari, kanë bërë thirrje për report ndaj Presidentit Vuçiç.

Young Zerka shkruan se bota e di historinë e Kosovës dhe e ka quajtur atë një dështak. ”Vazhdoni të ëndërroni. Bota e di historinë dhe është e vetëdijshme për hartën, kështu që herën tjetër bëji kërkimet siç duhet. Dështak”.

Po ashtu Don Xhoni ka bërë thirrje për report. ”Report shkaun e flliqt”,-ka thënë ai. Fjoralba Ponari dhe Fifi po ashtu kanë bërë të njëjtën thirrje.

Këtë postim Vuçiç e bëri për të kujtuar 17 marsin. 5 vite pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në Kosovë u vranë 19 njerëz. Sipas një raporti të OSBE-së, 11 prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa 8 serbë të Kosovës. Më shumë se 900 njerëz u plagosën, duke përfshirë 65 oficerë policie ndërkombëtare dhe 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës. Më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan, duke përfshirë 29 kisha Ortodokse Serbe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu